Sopranoja Ermonela Jaho për Teatrin: Kur njerëzit vendosin të luftojnë njeri-tjetrin, e vërteta është viktima e parë

Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho iu është bashkua reagimeve të shumta që shkaktoi shembja e Teatrit Kombëtar, ku artistët, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë, u konfrontuan dje me policinë, ndërsa pati edhe të shoqëruar.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Jaho shprehet e pikëlluar, ndërsa thekson se e vërteta është viktima e parë në këtë mes.

“When people do not agree and start fighting with each other, the truth is the first casualty.😢❤️
Kur njerezit nuk arrijne ti zgjidhin mosmarreveshjet dhe vendosin te luftojne njeri-tjetrin, e verteta eshte viktima e pare…😢❤️”, shkruan Jaho.