Art & Kulturë

Snapchat prezanton opsionin që i lejon përdoruesit të shpërndajnë historitë e tyre kudo

Që prej ditës së djeshme, Snapchat ka lançuar përditësimin e tij të ri, i cili i lejon përdoruesit që t’i hedhin historitë e tyre edhe jashtë platformës Snapchat.

Personat që e përdorin këtë aplikacion do të kenë mundësinë më në fund që t’i dërgojnë direkt nga Snapchat, historinë e tyre një miku a familjari që nuk ka një llogari në këtë app, nëpërmjet një teksti, email-i dhe nëpërmjet platformave të tjera sociale.

Kështu, juve nuk do ju duhet më që t’i bëni “Save” në galeri fotove apo videove që bëni nga Snapi, por mund t’i hidhni ato direkt në Instagram psh, pa qenë e nevojshme t’i ruani.

Kur i hidhni historitë tuaja në Snap, ato qëndrojnë aty për 24h, por kur ia dërgoni dikujt tjetër jashtë aplikacionit, ato do të jenë të disponueshme për t’u parë për 30 ditë.

Gjithashtu, përdoruesit tanimë do të kenë mundësinë që t’u dërgojnë të afërmve që nuk janë pjesë e Snapchat, link-un e historisë së tyre, të cilët mund ta shikojnë brenda një dritareje të re që aplikacioni ka krijuar.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).