“Skënderbeu”

Në kuadër të vitit të Skënderbeut, Qendra Rinore e Tiranës në bashkëpunim me World Academy of Tirana, me datë 17 Prill ora 17:00 do të organizojnë hapjen e ekspozitës “Skënderbeu” e cila do të vazhdoj të jetë e hapur në datat 17-18 Prill 2018.
Në këtë ekspozitë do të shohim krijime të nxënësve të shkollës World Academy of Tirana, të cilët do të paraqesin krijimet e tyre bazuar në temën e Skënderbeut, kryesisht të realizuara në teknikat e vizatimit dhe pikturës. Në kuadër të kësaj inicjative artistike kulturore, ju ftojmë të gjithëve të merrni pjesë në hapjen e ekspozitës si mbështetje për artistët e rinj dhe si një rikujtes historie në formen piktoreske.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj