Art & Kulturë

Si të shmangim stresin? Dr. Fleura Shkëmbi, na tregon disa teknika në kushte shtëpie

Nga Dr. Fleura Shkëmbi, Psikologe klinike dhe Hipnoterapiste/ Shpesh situatat dhe mendimet që na bëjnë të ndihemi të stresuar dhe tensionuar na duken të pakapërcyeshme dhe më të mëdha nga sa janë në realitet. Ne priremi ta zmadhojmë stresin kur e mendojmë më shumë seç duhet. Në këtë paraqitje ne dukemi të vegjël dhe pa shpresë, ndërsa stresi duket i madh e i pazgjidhshëm.

Gjithësecili prej nesh mund t’i përshtasë vetë teknikat e menaxhimit të stresit sipas stilit të jetës dhe personalitetit të vet. Disa preferojnë të shkojnë në palestër, disa të shkojnë të notojnë, të tjerë të bëjnë yoga, por ka edhe nga ata që tentojnë t’i largohen jetës së rrëmujshme të qytetit.

Por edhe në këto ditë “izolimi” që ndodhemi mund t’i zhvillojmë aktivietet më sipër.

Ajo që do të sugjeroja që të bëni këto ditë është teknika e meditimit “mindfulness”, e shumëdëshiruar dhe e shumëpërfolur në ditët e sotme. Jo vetëm që është bërëtrend i ditës, por mbi të gjitha na dhuron një ndjenjë të mrekullueshme qetësie dhe relaksi, një ndjenjë paqeje më vetën dhe më të tjerët. E çdokush mund të  thotë se e ka të vështirë të përqëndrohet, se e ka të vështirë të mos mendojë, apo se i tërheqin vëmendjen zhurmat e ambientit përreth. Por duhet patur parasysh se ky është një proces i cili nuk mësohet sa hap e mbyll sytë, ky është një proces që do kohën e vet të perfeksionimit.

E mbi të gjitha meditimi është pa pagesë!!! Nuk ke nevojë të shpenzosh para, në mënyrë që të kesh mundësi praktikimi dhe mbi të gjitha mësohet shumë lehtë, nuk ka efekte anësore.

Gjendja tranzit në të cilën kemi hyrë, është një gjendje natyrale e trupit. Meditimi është praktikuar për mijra vjet dhe qëllimi i tij ka qënë të ndihmojë njerzit që të kuptojnë forcën mistike dhe të shenjtë të jetës. Në ditët e sotme kjo forcë përdoret për relaksim dhe menaxhim të stresit.

Meditimi është konsideruar si mjekësia e mendjes –trupit – shpirtit. Gjatë meditimit ne zbusim rrjedhën e fuqishme të mendimeve të grumbulluar dhe të shkaktuar nga stresi, proces që çon drejt mirëqënies fizike dhe emocionale.

Ja një mënyrë e meditimit që mund ta bëni ju vetë në shtëpi. Çdokush mund ta bëjë (përjashtohen njerëzit të cilët vuajnë nga epilepsia ose kanë element psikotik).

  • Ulu ose shtriu në një pozicion të rehatshëm. Merr frymë thellë dhe ngadalë.
  • Vizualizo një situatë, person ose një mendim që ju bën të ndiheni në ankth, të stresuar dhe tensionuar.
  • Teksa vepron kështu mund të shikosh fytyrën e një personi, një vend ku ke frikë të shkosh apo thjesht një re të zezë. Ku e shikon këtë figurë stresuese? Ndodhet sipër teje, anash apo përpara? Si duket? Është e madhe apo e vogël, e zezë apo e ndritshme? A ka ngjyra të caktuara?
  • Tani fillo ta zvogëlosh pamjen stresuese. Vazhdo ta zvogëlosh derisa të bëhet aq e vogël sa ti mezi mund ta mbash në pëllëmbën e dorës. Shtrije krahun përpara teje dhe vendose pamjen në pëllëmbën e dorës.
  • Në qoftë se figura stresuese ka një zhurmë karakteristike (si zë apo zhurmë trafiku) bëje më të vogël dhe më të butë. Teksa vazhdon të zvogëlohet, zëri ose zhurma bëhet pothuajse e padëgjueshme.
  • Tani pamja stresuese bëhet kaq e vogël saqë mund të mbahet në gishtin e dytë. Shikoje të zvogëlohet aty derisa të shëndrohet në një pikëz të vogël dhe të zhduket.
  • Zakonisht ky ushtrim është zbavitës si dhe relaksues, ndërsa stresi i frikshëm zvogëlohen derisa më në fund zhduken.

Reagimi lufto-ose-vrapo përdoret për të përshkruar reagimin automatik të trupit kur ndodhemi përpara një kërcënimi apo rreziku. Ky është një reagim primitiv që na jep fuqi, forcë dhe shpejtësi për t’i shpëtuar kërcënimit fizik.

Ky reagim është kompleks duke përfshirë ndërveprimin ndërmjet shumë organeve dhe sistemeve në trupin tonë.

Disa sinjale paralajmërues të stresit

Simptomat fizike

 

Simptomat e sjelljes

 

Simptomat emocionale

 

Simptomat  konjitive

 

Dhimbje koke                                                         

 

Pirje e shumtë e duhanit

 

Vetmi

 

Të qënit vetë kritikues

 

Dhimbje stomaku

 

Dhënie urrdhrash

 

Ndiesi e të pambrojturit

 

Të pënit pesimist

 

Djerrsitje të pëllëmbave

 

Qëndrim kritikues ndaj të tjerëve

 

I palumtur, depresion Mbivlerësim i tensionit

 

Duar, këmbë të ftohta

 

Ngrëni e pakëtose e shumtë

 

Qarje e shpeshtë

 

Mendime të shpeshta
Marrje mendsh

 

Nevrrik, gjaknxehtë

 

Humorr i ulët

 

Mungesë humori

 

Lodhje e shpejtë

 

Zvarritje e gjerave

 

Ndjenja e pafuqisë

 

Shqetësim i vazhdueshëm

 

 

Tension muskular

Gjumë i tepërt ose i pakët

 

Ndjenja e “të shteruarit”

 

Pa aftësi për të marrë vendime

 

Dhimbje mesi

 

Ngarje e makinës shumë shpejt

 

Irritueshmëri

 

Pritje nga të tjerët

 

Qafë, shpatulla të tendosura Kërcëllitje e dhëmbëve

 

Nervozizëm, Inat

 

 

Mungesë krijimtarie

 

 

Mostretje / Diare / Kapsllëk

 

Teprim i alkooholit

 

Mërziti

 

 

Harresë

 

Rrahje të shpejta të zemrës

 

Paaftësi për të mbaruar punët

 

Ankth,

 

 

Vështirësi në koncentrim, fokusim

 

Frymëmarrje e shkurtër

Nervozizëm, shqetësim

I shqetësuar

Ngrënie e thonjëve

 

Mërzitje nga gjëra jo të rëndësishme

 

Pamundësi për të menduar qartë

 

 

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).