Si të forconi imunitetin

Ka mënyra për ta mbajtur sistemin imunitar në funksionin me optimal të mundshëm.

Një nga mënyrat më të mira për të qenë i shëndetshëm është padyshim mënyra e të ushqyerit. Kjo për shkak se sistemi imunitar mbështetet në një furnizim të qëndrueshëm të ushqyesve.

Për një dozë fillestare të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve që forcojnë imunitetin, mbushni gjysmën e pjatës tuaj me perime dhe fruta.

Më poshtë mund të gjeni një listë me lëndët kryesore ushqyese që luajnë një rol të rëndësishëm në forcimin e imunitetit, sipas CNN.

-Karrota, kale dhe kajsi për beta karoten

-Portokall, luleshtrydhe dhe brokoli për Vitaminë C

-Vezë, djathë, tofu dhe kërpudha për Vitaminë D

-Fasule, arra, drithëra dhe ushqime deti për zink

-Qumësht, vezë, arra për proteina

-Banane, fasule për prebiotikë

-Ujë, fruta, supë për hidratim.