Art & Kulturë

Si të bëni gliko me mandarina?

Si t’i shfrytëzoni mandarinat për disa gliko të shijshme? Për t’i dhënë edhe një aromë joshëse mund të përdorni karafila.

Mandarinat duhet t’i zgjidhni të vogla dhe me lëkurë të pastër.

Përbërësit:

1 kg mandarina
250 ml ujë
300 gram sheqer
20 gram karafil
Përgatitja:

Vendosni në një tenxhere për të zierë ujin, sheqerin, dhe karafilat.
Sapo të fillojë të marrë një valë shtoni mandarinat e lara mirë.
Rekomandohet t’i lini përeth 20 minuta, pasi mandarinat nuk duhet të zbuten plotësisht.
Më pas i hiqni dhe i lini mënjanë të ftohen. Merrni disa kavanozë qelqi të sterilizuar dhe vendosni me ndihmën e një luge druri glikonë e mandarinave.
Pas kësaj mund t’i ruani në ambiente të freskëta dhe t’i shijoni kurdoherë!

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).