Art & Kulturë

Si mund të luftojë një fëmijë kundër mafies siçiliane? E zbuloni në kinema

“La Mafia Uccide Solo D’estate” (Mafia vret vetëm gjatë verës), është një film italian i vitit 2013, që do të shfaqet Ditën e Verës në kryeqytet tek Instituti Italian i Kulturës.

Duke përmbledhur më së miri komedinë e dramën në një film, satiristi Pif është njëkohësisht edhe regjisori i këtij filmi, të cilin Presidenti i Senatit Italian dhe Ish-Magjistrati i Anti-Mafies, Pietro Grasso, e kanë cilësuar si “filmin më të mirë që është bërë ndonjëherë mbi mafien siçiliane”.

Filmi fitoi edhe çmimin e “Komedisë më të mirë” në Festivalin e 27-të të Filmit Evropian.

Ky film trajton historinë e Arturo Giammarresi, një djalosh që jeton në qytetin e Palermos dhe është i dashuruar pas Florës, shoqes së tij të klasës, që kur ishte 10 vjeç. Arturo dëshiron që kur të rritet të bëhet një gazetar. Përpjekjet e tij për të fituar zemrën e Florës e çojnë Arturon në zbulimin e mafies Cosa Nostra.

I vendosur në vitet ’70, ky film është një homazh dedikuar të gjithë policëve dhe gjyqtarëve që luftuan dhe humbën jetën e tyre midis viteve ’70-’92 në përpjekje për të shfuqizuar e mposhtur mafien siçiliane.

Ai do të shfaqet më 14 mars tek biblioteka e këtij instituti, në orën 18:30 deri më 20:30.

Trailer:

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).