Si mund ta luftoni lëkurën e thatë, të yndyrshme dhe sensitive?

Lëkura e thatë shkakton irritime dhe shfaqjen e rrudhave në fytyrë me kalimin e kohës. Për ta luftuar këtë gjendje të lëkurës, duhen përdorur gjithmonë produkte që nuk shkaktojnë irritime, duke zbatuar disa këshilla të ndryshme.

Pavarësisht nëse keni fytyrë të thatë apo të yndyrshme, lëkura duhet trajtuar vazhdimisht. Të dyja këto lloje të lëkurës zakonisht i shfaqin pasojat e tyre në pjesën e hundës dhe të ballit, e njohur ndryshe si zona “T”. Lëkura e thatë sjell një pamje të thatë dhe të egër të fytyrës, ndërkohë që lëkura e yndyrshme e bën fytyrën që të shkëlqejë dhe sjell shpërthimin e akneve.

Krijoni një rutinë të përditshme të trajtimit të fytyrës

Një rutinë e bazuar në kremra mineralë risjell lagështirën tek lëkura e thatë dhe e dëmtuar. Duhet të keni parasysh se gjithmonë duhet të përdorni larës fytyre për të larguar papastërtitë e mbledhura gjatë ditës dhe për ta mbajtur lëkurën e hidratuar. Të paktën një herë në javë ju duhet të përdorni një maskë për heqjen e qelizave të vdekura në fytyrë.

Një nga shkaktarët kryesorë të lëkurës së thatë është ambienti që ju rrethon. Nëse pini duhan, përpiquni që të hiqni dorë prej tij sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi ai është një nga shkaktarët kryesorë së gjendjes të lëkurës tuaj.

Po ashtu, klima e ftohtë ndikon negativisht në lëkurë, për shkak të lëvizjes së shpeshtë nga temperaturat e ftohta në ato të ngrohta.

Një arsye tjetër që ndikon tek lëkura e keqe, janë alergjitë ndaj ushqimeve dhe intolerancat, të cilat sjellin akne e dëmtime të ndryshme të fytyrës. Për ta parandaluar këtë, konsumoni avokado, peshk, fara luledielli, fruta të lëngshme si shalqinjtë, sallatorët, etj. Do të vini re se këto ushqime do e hidratojnë dhe do ta mbajnë të pastër fytyrën tuaj.

Ndër shkaktarët më madhorë të lëkurës së thatë dhe sensitive janë kimikatet e dëmshme, që gjenden me shumicë në përbërjen e sapunëve dhe pudrave larëse. Në vend të tyre, përdorni produkte që kanë shenjën “për lëkurë sensitive”.

Në fund, trajtojeni dhe kujdesuni gjithmonë për fytyrën tuaj. Këtë përkujdesje filloni ta vendosni në ditët tuaja që tani, pasi jo vetëm që do të mësoheni edhe ju pas disa javësh me rutinën, por edhe fytyra juaj do të duket dhe ndihet më mirë.