Art & Kulturë

Si do të jetë bota jonë në vitin 2099?

Ray Kurzweil është një shkrimtar, krijues dhe parashikues, i cili është i famshëm për parashikimet e tij lidhur me zbulimet në fushën e shkencës e teknologjisë, ku shumë prej tyre kanë dalë të vërteta.

Ai parashikoi me sukses shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, krijimin e asistentëve dixhitalë si Siri e Alexa dhe lançimin e sistemeve që mundësojnë realitete virtuale.

Në një raport që ai publikoi në vitin 2010, 115 prej parashikimeve që kishte bërë që prej vitit 1990 kishte rezultuar të vërteta dhe vetëm 3 prej tyre ishin të gabuara.

“Bright Side” ka mbledhur parashikimet e tij se çfarë do e presi njerëzimin dhe planetin Tokë në të ardhmen. A do të sundohemi ne nga robotët, ashtu siç tregojnë filmat fantastiko-shkencor?! Lexojini këto parashikime më poshtë.

2019 – Në këtë vit njerëzimi do të mposhti 95% të sëmundjeve që prekin njerëzit, duke gjetur kurën për secilën për to. Po ashtu, proçesi i plakjes do të ngadalësohet.

2020- Madhësia e kompjuterëve do të vazhdojë të zvogëlohet dhe mundet që në të ardhmen t’i mbajmë ata tek rrobat tona. Një qeveri e re botërore do të shfaqet gjatë këtij viti, e cila do të kontrollojë të gjithë njerëzimin.

Duke filluar që nga viti 2020, trupat e njerëzve do të bëhen më të fortë dhe do të përmirësohen ndjeshëm falë nanoteknologjisë.

2025- Deri në këtë vit, makinat fluturuese janë bërë pjesë e jetës njerëzore, por ato kontrollohen nga kompjuterët dhe jo shoferi. Po gjatë këtij viti, shkenca do të përparojë shumë në fushën e nanoteknologjisë, ku do të hedhi hapat e para të zbulimit se si funksionon truri jonë.

2027- Në fund të viteve 2020, inteligjenca artificiale do të jetë krijuar dhe përmirësuar, duke u bërë e përshtatshme për t’u krahasuar me trurin njerëzor për nga kapaciteti dhe efektshmëria e saj.

2029- Realiteti virtual do të ketë një cilësi maksimale kualiteti, duke u bërë shumë e vështirë ndarja midis botës reale dhe asaj virtuale. Shkenca do të prodhojë “nanorobotët”, të cilët mund të hyjnë në qeliza dhe t’i ushqejnë ato me energjinë e nevojshme. Si rezultat, njerëzit nuk do të kenë më nevojë të konsumojnë asnjë ushqim.

2030- Duke filluar që nga ky vit, njerëzit do të mund të jetojnë në internet, duke projektuar trupin e tyre në rrjetin e madh nëpërmjet teknologjisë. Gjithashtu, ata do të kenë mundësi të komunikojnë telepatikisht me njëri-tjetrin nëpërmjet lidhjeve wireless.

Jo vetëm që do të bëhet e mundur që çdo personi t’i ndryshohet personaliteti i vet, por me shfaqjen e “Human 3.0” njerëzit do të kenë mundësinë të ndryshojnë formën e tyre të trupit sipas dëshirës, në çdo kohë që duan.

2045- Tashmë njerëzit me super aftësi do të jenë krejt normal në jetën e përditshme. Ҫmimi i një kompjuteri që është shumë herë më i zgjuar se të gjithë njerëzit së bashku, do të kushtojë rreth 1 mijë dollar.

Robotët do të bëhen njësoj si njerëzit, në masë e pamje, saqë do të jetë e vështirë që t’i dallosh ata nga njëri-tjetri.

2045-2099- Toka do të transformohet në një kompjuter gjigant. Njerëzimi nuk do të kufizohet më nga shpejtësia e dritës. Inteligjenca artificiale do të ketë kaluar kufijtë e Tokës dhe do të shtrihet në të gjithë Sistemin Tonë Diellor. Që prej vitit 2099, makineritë do të jenë të afta të ndërtojnë kompjutera që janë në madhësinë e një planeti…

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).