Shuhet në moshën 90-vjeçare regjisorja Drita Agolli

Drita Agolli është shuar në moshën 90-vjeçare. Ajo u lind më 2 qershor të vitit 1927 në Maqellarë të Peshkopisë dhe njihet si aktore, regjisore dhe pedagoge e njohur, e cila hapat e parë të karrierës i ka nisur në vitin 1950 si aktore në Teatrin Populor.

Drita Agolli është gruaja e parë shqiptare e diplomuar për regjisurë, pasi i kreu studimet e larta në Institutin e Arteve të Bukura në Bukuresht të Rumanisë, në vitin 1954, për skenografi dhe kostumografi. Pas dy vitesh vijoi studimet në Institutin e Artit Dramatik të Moskës, në ish-Bashkimin Sovjetik, për regji teatri.

Në atdhe, diplomën e mori në vitin 1960 dhe menjëherë më pas u emërua në Teatrin Popullor si aktore, por pas 3 vitesh u emërua regjisore në Teatrin Kombëtar, duke vënë në skenë pjesë të suksesshme të dramaturgjisë botërore e kombëtare.

Ndër rolet e saj janë Marieli te “Zëri i Amerikës”, Bianka tek “Otello”, Gertruda te “Hamleti”, Klea te “Dhelpra dhe rrushtë”, Ortensia te “Zonja e Bujtinës”, Drita te “Mbi gërmadhat”, Anarda te “Qeni i kopshtarit”, Elena Andrejevna te “Qeni i kopshtarit”, etj.

Si regjisore ka vënë në skenën e Teatrit Kombëtar disa vepra, si “Shtrëngata”, “Llampa e neonit”, “Tokë e zjarrtë”, “Lumi i vdekur”, “Pabesia”, “Luiza Miler”, “Familja e peshkatarit”, etj.

Në vitin 1974, ajo u emërua shefe e Katedrës së Dramaturgjisë në Institutin e Lartë të Arteve, sot Akademia e Arteve të Bukura.