Shtëpia juaj për festat e fundvitit do të duket më bukur se kurrë duke përdorur këto zbukurime!

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Krishtlindjet dhe festa e Vitit të Ri janë kryefjala që mbizotëron në çdo bisedë të tavolinave me miqtë a familjen sapo troket muaji dhjetor. Gjithkush i do këto festa dhe atmosfera që të rrethon përgjatë gjithë muajit është e mbushur plot me këngë krishtlindjesh, hare dhe zbukurime nga më të pafundmet që të sjellin idenë sikur po jeton në Polin e Veriut, pranë Babagjyshit.

Kur vjen koha për të zbukuruar shtëpinë, çdokush do që ajo të duket sa më e bukur dhe festive, ndaj njerëzit gjithmonë përpiqen që çdo vit të gjejnë mënyra të reja për ta rregulluar atë.

Më poshtë janë disa ide që njerëz përreth botës përdorin për zbukurim dhe me thënë të drejtën, janë mjaft unike dhe të magjishme!

Nuk ia keni gjetur akoma përdorimin atyre qirinjve që mbani gjithmonë në një cep të sirtarit në rast se ikin dritat? Epo, tashmë mund t’i nxirrni prej andej dhe t’i përdorni si zbukurim, duke iu shtuar disa xixa të kuqe, ashtu si në foton më poshtë.

Me siguri ju gjenden në shtëpi fjongo të kuqe, të cilat mund t’i keni përdorur për të kapur flokët… Në këtë rast mund t’i vendosni në pemë dhe do të ngjajnë shumë bukur!

Keni ndonjë pemë a kopësht afër shtëpisë? Këpusni një degë të vogël dhe ndërtoni shumë thjesht këtë zbukurim prej druri, që mund ta varni në mur ose në derën e shtëpisë tuaj.

Mbuloni kanatat e kundrabufesë me disa letra ngjitëse me dekor Krishtlindjesh. Përdorni letra të cilat të jenë të pikturuara nga të dyja anët.

Ato llambat e djegura shumëngjyrëshe mund të gjejnë edhe një përdorim tjetër. Në një vazo të tejdukshme fusni llambat dhe hidhni pak borë (artificiale) lart vazos për të dhënë një efekt më të plotë.

E dini se boçet e pishave duken shumë bukur në pemën tuaj të Vitit të Ri? Lyejini ato me pak bojë të bardhë ose me sprajt për të shtuar kontrastin.

Shishet e vogla në të cilat mbani kripën janë perfekte për zbukurim. Nuk e besoni? Blini pemë Krishtlindjesh të vogla dhe futini një nga një në shishet që dispononi dhe shikoni se si keni krijuar një pamje aq të këndshme festive!

 

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.