Art & Kulturë

Shtegu i Gjelbër 2019

EDS Foundation me mbështetjen e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit organizon garën “Shtegu i Gjelbër 2019”. Gara Mountain Bike do të jetë e tipit Individual CrossCountry Marathon. Starti do të jetë individual nga sheshi Skënderbej dhe finishi në Golem. Gjatësia e trajektores 65 km. Ndarjet e kategorive: P1- Profesionist Junior, P2- Profesionist Elite, PV- Profesionist me Licencë Veteran, A1- Amator Junior, A2- Amator U23, A3- Amator Elite, A4- Amator Veteran dhe F- Femra.
Axhenda:
12 janar 2019 – Mbyllja e regjistrimeve
13 janar 2019 – Dita e garës
Vendi i grumbullimit: Sheshi “Skënderbej”
Ora 7:30 – 8:15 (marrja e numrave)
Ora 8:30 (përgatitja për start)
Ora 8:45 (Start)
Ora 14:00 (Finish), vendi Golem.
Ora 15:00 Ceremonia e ndarjes së çmimeve
Ora 15:30 kthimi në Tiranë

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).