Shqiptari merr çmimin prestigjoz, Akademia e Shkencave e fton në Shqipëri

Andi Hoxhaj është shqiptari i cili ka fituar çmimin prestigjoz “British Academy Rising Star Engagement Award”, për kontributin e dhënë në studimet kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit, me focus të veçantë në Ballkanin Perëndimor, Europë dhe Britani e Madhe.

Gjatë fjalës së dhënë teksa ishte duke marrë çmimin, Hoxhaj njoftoi ngritjen e një rrjeti mes studiuesve të rinj të Britanisë dhe Ballkanit Perëndimor, për t’u fokusuar tek emigrimi, siguria dhe drejtësia.

“Jam i emocionuar që marr këtë çmim prestigjoz nga Akademia Britanike”, është shprehur Hoxhaj.

Nga ana tjetër, Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka uruar Dr. Hoxhaj për çmimin e marrë, ku edhe e ka ftuar atë në Shqipëri.

Mbështetur këtij çmimi të fituar, në përputhje me vendimin për krijimin e Akademisë së të Rinjve do ti propozojmë Dr. Hoxhaj që të aplikojë zyrtarisht për të qenë edhe anëtar i Akademisë së të rinjve pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, si dhe për të prezantuar së shpejti në Shqipëri punën e tij kërkimore shkencore për komunitetin shkencor shqiptar”, ishte deklarata e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.