Art & Kulturë

Shpejtësi-Adrenalinë-Guxim-Sfidë – Trofeu Skënderbej Kruja Hill Climb

Shpejtësi-Adrenalinë-Guxim-Sfidë

Të gjithë të pasionuarit me garat e vërteta! Të gjithë guximtarët të regjistrohen në garën e këtij viti.
Kemi nderin t’ju njoftojmë hapjen e regjistrimeve për edicionin e pestë të “Trofeut Skënderbej – Kruja Hill Climb 2018”.
Gara është regjistruar në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit si dhe është e vlefshme për kampionatin CEZ (Central European Zone).

Provat zhvillohen ditën e shtunë, datë 30 qershor, ndërsa gara zhvillohet ditën e diel, datë 01 Korrik 2018.

Itinerari ka një gjatësi prej 3.800 metra dhe do të mbahet në 2 (dy) xhiro. Diferenca në lartësi mes startit dhe finishit është 327 metër, me një gradient mesatar prej 8.6%. Pista do të jetë e mbyllur për trafikun normal gjatë sesionit të provave të lira dhe garës.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).