Shpalosen objektivat e Teatrit Kombëtar Eksperimental për 2018

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Viti 2017 korri sukses për Teatrin Eksperimental, i cili gjatë këtij viti u pajis me një sallë më shumë, më intime, ku publiku shijon shfaqjen në shumë dimensione.

Numri i shfaqjeve teatrale për vitin e shkuar është rritur, edhe si pasojë e komoditeteve të ambienteve, të ngrohta në dimër e të freskëta në verë.

Duke i shtuar edhe çmimet modeste, ku fëmijët mund të shikojnë një vepër për vetëm 100 lekë, ky teatër është vizituar nga shumë njerëz këtë vit.

Gjatë vitit 2018, shumë projekte artistike do të prezantohen për publikun. Kiço Londo, drejtuesi i Teatrit Eksperimental, ka premtuar se gjatë muajve të parë të vitit do të hapet një skenë tjetër, “Fan Noli”, në të cilën do të zhvillohen shumë shfaqje të tjera.

Kjo do të jetë ndër objektivat kryesorë të Teatrit, që pritet të tërheqë një numër akoma edhe më të madh shikuesish këtë vit të ri.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj