Shkrimtari shqiptar rrëmben çmimin ndërkombëtar “Premio Internazionale Ostana”

Adil Olluri, shkrimtari nga Kosova, ka fituar çmimin “Premio Internazionale Ostana” në krahinën e Ostanës së Italisë për veprën e tij letrare në gjuhën shqipe.

Autori e ka bërë të ditur këtë lajm nëpërmjet profilit të tij në Facebook, duke shprehur kënaqësinë për vlerësimin që i është bërë.

Ky çmim jepet në përputhje me edicionin e dhjetë të këtij festivali, i cili ndahet nga Bashkia e Ostanës, në bashkëpunim me shoqatën kulturore “Chambra d’oc”.

“Njoftimi m’u dha zyrtarisht përmes emailit nga kryetari i Bashkisë së Ostanës, z. Giacomo Lombardo”, është shprehur Olluri në Facebook.