Shkrimtari Ismail Kadare vjen edhe me një libër

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

“Proza e shkurtër, në një vëllim”, është libri i ri i shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare.

Dje shkrimtari Ismail Kadare, është takuar me drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë Persida Asllani, dhe kanë biseduar për këtë botim të ri të Kadaresë, i cili do të vijë nga Shtëpia Botuese Onufri.

Lajmi është bërë i ditur nga Onufri, të cilët përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, kanë publikuar një fotografi të Kadaresë, dhe një mbishkrim duke dhënë detaje për librin e ri. Në këtë libër voluminoz do të përmblidhen tregime dhe novela të shkruara që nga viti 1953 deri më 2008. Ndërsa tregimet dhe novelat në një vëllim janë zgjedhje e autorit.
Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.