Shiten fotografitë nga shfaqja “Çifti Martin” me regji të Bekim Lumit, për të ndihmuar këtë të fundit

Vazhdon ndihma në forma të ndryshme për regjisorin e njohur kosovar Bekim Lumi. Këtë herë fotografi Petrit Prenaj, ka nxjerrë në shitje dy fotografi të realizuara nga shfaqja e vetë regjisorit Lumi “Çifti Martin”, e inskenuar në vitin 2009 në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Dy fotografitë e realizuara me shumë mjeshtri nga Petriti sjellin pak nga arti i madh i Lumit. Petrit Prenaj, këto fotografi i ka nxjerrë në shitje përmes rrjetit social facebook, me mbishkrimin: “Le ta ndihmojmë me art Bekim Lumin. Duke blerë këtë dy foto, të cilat i kam realizuar nga shfaqja e tij “Çifti Martin”, më 2009, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ju mund të kontribuoni në shërimin e Bekimit. Çmimi për secilën nga fotot nis nga 120 Euro, me mundësi që atë ta rrisni vetë sa të doni. petritprenaj@gmail.com ose 044 222 988”, shkruan Petrit Prenaj.