Shfaqje Teatrale “Princesha mbi bizele”

Muaji dhjetor erdhi dhe bashkë me të surpriza nga Superfëmijët TISS.
Një shfaqje teatrale për të mos u humbur po përgatitet si dhuratë e këtij fundviti për të gjithë JU nga superfëmijët TISS.

Mjeshtre e skenës për fëmijë, Regjizore Shegushe Bebeti, po përgatit fëmijët Tiss në një shfaqje teatrale ku ata do të tregojnë vlerat e tyre si aktorë të talentuar.
Shfaqja është financuar nga #Lotaria Kombëtare, Bordi i Çështjeve të Mira të Lotarisë Kombëtare ka mbështetur këtë inisiativë sa artistike aq dhe me ndjeshmëri të lartë sociale. Sot në orën 18:00, për të mos u humbur.