“Shërbëtoret” ndalojnë në Teatrin “Skampa” të Elbasanit, mos i humbisni

Kryevepra e dramaturgjisë franceze “Shërbëtoret”, do të shfaqet këtë rradhë në Teatrin “Skampa” të qytetit të Elbasanit, më 13 & 14 prill, ora 19:00.

Kjo dramë është shkruar nga Jean Genet dhe portretizon tre shërbëtore, të cilat luajnë një lojë fantastike, ku urdhërohen dhe janë në kryengritje të vazhdueshme ndaj zonjës së tyre. Madama e shtëpisë është një vajzë e re në moshë dhe e bukur, e cila urrehet prej tyre. Shërbëtoret bëhen shkaku i arrestimit të dashnorit të zonjës, pasi i kanë dërguar letra anonime në polici.

Në thelb të kësaj vepre është ideja e nënshtrimit dhe mungesës së kryengritjes, ku shfaqet një raport dashuri-urrejtje midis dy shërbëtoreve motra.

Me regji nga Kiço Londo dhe nën interpretimin në role kryesore të Laura Nezha, Dasara Xhangolli e Ilirda Bejleri, mos i humbni “Shërbëtoret”, që kanë shënuar sukses në të gjitha shfaqjet e tyre!