“Semi gjeti një këpucë” ngjitet në skenën e Teatrit të Kukullave

Të gjithë vogëlushët do të kenë mundësi që këtë fundjavë të shikojnë shfaqjen “Semi gjeti një këpucë” në Teatrin e Kukullave.

Me regji nga Bakie Baboçi, në këtë vepër do të interpretojnë aktorët: Jorida Meta, Donika Ramallari, Marilda Furxhi, Florinda Mazreku, Ermonela Alikaj, Leonard Daliu, etj.

Këtë shfaqje do të keni mundësi ta ndiqni të shtunën e të dielën më 3 & 4 mars, orari 10:30 e 11:30 për të dyja ditët.