Së shpejti nis restaurimi i Mësonjëtores së Parë Shqipe

Sot nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook, Instituti i Monumenteve të Kulturës, ka treguar se shumë shpejt do të nis restaurimi i Mësonjëtores së Parë Shqipe.

“Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin për: “Restaurimin e Mësonjëtores së parë shqipe”, Korçë. Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Korçë parashikon restaurimin e elementëve konstruktivë të objektit. Instituti i Monumenteve të Kulturës mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje, e cila kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore”, thuhet në njoftim.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj