Art & Kulturë

Së Prapthi

Titulli: Së Prapthi
Autor: Katerin Braier & Natasha Holms
Interpretojnë: Klesta Shero, Roerd Toçe
Skenografia: Hysni Loka
Kostumet: Ina Elezi
Data: 14- 15 Tetor / 4-5 Nëntor, 11-12 Nëntor
Ora: 11:00

Teatri Metropol risjell për publikun e vogël shfaqjen “Së prapthi”, me regji të Aldi Hysotoçit.
“Së prapthi” është një shfaqje interaktive dhe argëtuese, është shfaqja e dytë e këtij lloji që Teatri Metropol vë në skenë, pas suksesit që patëm me shfaqjen “Zgjohu vëlla arush” ku fëmijët – publik bëjnë vetë shfaqjen, bashkë me dy aktorët Klesta Shero dhe Roerd Toçe.
Personazhet janë dy; motër e vëlla. Ngjarjet zhvillohen në dhomën e tyre të gjumit, para se të flenë nisin një rrëmujë të madhe duke luajtur. Gjatë kësaj kohe vëllait i humbet kapelja e tij e preferuar, motra më e vogël duke parë që vëllai është shumë i mërzitur fillojnë aventurat në gjetjen e kapeles . Sa më shumë lojra dhe kërkime aq me shumë rrëmujë dhe argëtim. Pas shumë aventurash dhe kërkimesh ata gjenden në një ishull të vetmuar. A do ta gjejne kapelen speciale të vëllait dy personazhet tani?!

A do ta rregullojnë rrëmujën ?!

Ejani ta zbulojmë së bashku.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).