Art & Kulturë

Sazet e jugut ngjiten nesër në Amfiteatrin e Tiranës, ja surprizat për publikun kryeqytetas

Pas premierës së suksesshme në REJA FEST, Saz’iso vjen për të performuar duke na sjellë këngët që tregojnë për gëzimin, dhimbjen, dashurinë, humbjen, heroizmin dhe tragjedinë. Mos mungoni në natën e paharrueshme në Amfiteatrin e Tiranës, më 25 Maj, 20:00!

Në këtë skenë do të ngjiten këngëtarët e njohur përmetarë Donika Pecellari, Adriana Thanasi dhe Robert Tralo, muzikantët korçarë Telando Feto, Agron Nasi , Agron Murati dhe Aurel Qirjo pa harruar multinstrumentistin Pëllumb Meta nga Tirana. SAZ’ISO -ky ansambël i krijuar posaçërisht nga 3 miq të apasionuar të muzikës Shqiptare (gjermanja Andrea Goertler, shqiptarja Edit Pula dhe amerikani Joe Boyd) vjen në skenë , pas shumë koncertesh dhe turnesh të sukseshme në Europë si premierë.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).