Samsung këtë vit lancon telefonin që paloset

Samsung tashmë pranoi se po punon në një telefon të palosshëm dhe madje tha se pajisja nuk do të jetë një mashtrim mediatik. Ajo që kompania nuk kishte thënë ishte se kur mund të prisnim që të lanconte këtë pajisje shumë të pritur.

Drejtori i telefonisë mobile të Samsung, Koh, ka konfirmuar se kompania do të lansojë telefonin e tyre të palosshëm më vonë këtë vit. Ai shtoi se është koha që Samsung të “dorëzojë” një pajisje të palosshme pasi sondazhet e konsumatorëve të bëra nga kompania zbuluan se ka një treg për këtë lloj telefoni, raporton Sam Mobile.

Raportet e mëparshme kishin sugjeruar se kompania mund të nisë telefonin e palosshëm në fillim të vitit të ardhshëm. Megjithatë, mes raportimeve se rivalët kinezë mund ta shpallin diçka të ngjashme në treg, Koh tha tre javë më parë se Samsung do të donte të ishte prodhuesi i parë në botë për të shpallur një telefon të palosshëm.

Pra, nuk vjen si një surprizë që kompania ka vendosur tani ta zbulojë këtë pajisje në muajt e ardhshëm. Një datë e konfirmuar e lancimit ende nuk është zbuluar, por Koh tha se pajisja mund të zbulohet në Konferencën e Zhvilluesve të Samsung. SDC 2018 zhvillohet më 7-8 nëntor në San Francisko, Kaliforni.

Koh tha për CNBC se objektivi i Samsung me këtë produkt ka qenë që të dallojë përvojën e pajisjes kur të jetë palosur nga një tablet. Ai përmendi se përdoruesit do të jenë në gjendje të kryejnë shumicën e funksioneve kyçe kur pajisja nuk është e palosur.

Kur ata duhet të shfletojnë ose të shohin diçka në më shumë detaje, atëherë ata mund të shpalosin atë. “Por edhe e shpalosur, çfarë lloj përfitimi na jep në krahasim me tabletin? Nëse eksperienca që ofron ky telefon është e njëjtë me tabletin, pse ata (konsumatorët) do ta blejnë atë ?, “tha Koh.

Ai përmendi se çdo tipar, pajisje dhe inovacion që Samsung zhvillon ka një mesazh kuptimplotë për klientët. “Pra, kur klienti përfundimtar e përdor atë, ata do të mendojnë ‘po, kjo është arsyeja që Samsung e krijoi pajisjen’,” shtoi ai.

Koh nuk ka dhënë ndonjë hollësi rreth karakteristikave dhe specifikimeve të telefonit të palosshëm. Ai gjithashtu nuk tha se sa mund të kushtojë kjo pajisje.