Art & Kulturë

Sakrifikon veten e saj për filmin, Charlize Theron tregon sakrificat që i janë dashur të bëjë për kinematografinë

Charlize Theron është një nga aktoret më të mira të kinematografisë botërore dhe ajo është përherë në formë fizike të shkëlqyer. Mirëpo, për të aktruar tek filmi i saj më i fundit, “Tully”, aktores i është dashur të shtojë disa kile të tepërta.

Aktorja e famshme ka portretizuar në këtë film një mama obeze dhe për t’ju përshtatur sa më mirë rolit,  ajo shtoi qëllimisht 22 kg.

Related image

“Për javë të tëra alarmi më zgjonte në mes të natës që të haja ushqime kalorike derisa të arrija peshën që më kërkohej. Javët e para ishin argëtuese, por më pas situata u kthyer në një ferr të vërtetë”, është shprehur Theron gjatë një interviste.

Sipas aktores, dy fëmijët e saj të vegjël mendonin se ajo ishte shtatzanë dhe e pyesnin vazhdimisht se kur do të lindte. Për të hequr peshën e tepërt që kishte “fituar” si pasojë e këtij filmi, asaj iu desh plot 1 vit e gjysmë që të rikthehej tek linjat e saj perfekte.

Charlize e konsideron rolin e saj në “Tully” si më ë vështirin që ka realizuar ndonjëherë. Filmi do të dalë premierë në kinema më 4 maj në SHBA dhe më pas do të lançohet edhe në kinematë botërore.

Ttrailer:

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).