Art & Kulturë

RomArchive, një platformë dedikuar kulturës rome në Evropë

Tashmë komuniteti rom do të përfaqësohet denjësisht nëpërmjet një platforme tërësisht të dedikuar ndaj historisë dhe kulturës rome.

RomArchive po dokumenton që prej tetorit të këtij viti këtë komunitet, duke e pasqyruar nëpërmjet fotografive, intervista dhe histori të suksesit të tyre.

Ideja për krijimin e një platforme të tillë ka lindur në vitin 2012, gjatë punimeve për Memorialin e të vrarëve në Holokaust që kishin prejardhje rome dhe Sinti.

Ajo do të fokusohet në gjetjen dhe grumbullimin e informacioneve të figurave të rëndësishme që përfaqësojnë këtë komunitet, për të cilët nuk ka shumë të dhëna.

Featured Image

“Kemi nevojë për një platformë ku paraqitet kultura jonë dhe emrat tanë kryesorë”, tregojnë dy ideatorët, Isabel Raabe e Franziska Sauerbrey.

Si shembull është marrë Rahim Burhaam, një regjisor maqedonas me prejardhje rome. Për të nuk ka shumë informacione online, përveç faktit që ka themeluar teatrin rom “Pralipe” në Shkup.

Momentalisht në këtë arkivë janë duke punuar 150 persona nga plot 15 shtete. Aty janë hedhur intervista, të dhëna mbi emrat më të njohur të kulturës rome në Evropë, ndikimin e tyre në kulturën e gjerë, zhvillimi i muzikës dhe feminizmit rome, etj.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).