“Rojat e Taxhit” pas Tiranës, shfaqet në Kosovë

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

“Rojat e Taxhit” është një vepër teatrale që u dha premierë më 15 dhjetor në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Këtë rradhë, ajo do të shfaqet në Gjakovë, Kosovë më 28 janar.

Pas Gjakovës, shfaqja udhëton në Prizren më 27 janar, ndërsa në Prishtinë janë rezervuar dy data për “Rojat e Taxhit”, 28 dhe 29 janar.

Në këtë shfaqje trajtohet historia e Humaxhunit dhe Baburit, dy shokë të ngushtë dhe njëkohësisht roje në ushtrinë perandorake të mbretit të Hindustanit, Shah Xhahanit. Ata kanë privilegjin që të jenë roje të “Taxh Mahalit”, dedikimit epik që mbreti i bëri gruas së tij të vdekur Mumtaz Mahal. E pikërisht, ngjarjet e veprës zhvillohen një ditë para se ky monument të hap dyert për botën.

Por, gjithçka fillon të kriset midis dy shokëve kur perandori u jep secilit prej tyre një detyrë të vështirë për të realizuar. Në “Rojat e Taxhit” eksplorohet bukuria, pushteti, autokracia, rezistenca dhe besnikëria e verbër: Kjo është historia komike dhe e trishtuar e një miqësie të thellë, që testohet e thyhet nga rrethana ekstreme e brutale.

Regjisor: Altin Basha

As. Regjisor: Elis Mataj

Interpretojnë: Gazmend Gjoka & Lulzim Zeqja

Kompozitor: Endri Sina

 

 

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj