“Rock N Roll”, një komedi franceze të enjten në kinema

Nga regjisori francez Guillaume Canet, “Rock N Roll” është filmi më i fundit që do të shfaqet nga Kinoklubi i Aleancës Franceze të Tiranës tek kinema Agimi.

Një komedi e realizuar në vitin 2017, filmi është në gjuhën frënge, por do të shfaqet me titra në shqip.

Në këtë film, të gjithë aktorët luajnë vetveten e tyre. Guillaume përballet me realitetin që nuk është më një personazh “Rock n Roll” dhe filmat e tij nuk po shiten më. Ai përpiqet që ta ndryshojë këtë realitet duke marrë edhe ndihmën e të dashurës së tij, Marion Cotillard.

Mos e humbisni këtë komedi realiste, të enjten më 12 prill, ra 17:30.

Trailer:

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj