Robert Ndrenika mbush 78 vjeç!

Aktori i njohur shqiptar, Robert Ndrenika feston 78-vjetorin e lindjes. Vlerësuar me titullin e lartë “Nderi i kombit” ai është tashmë një shkollë më vete për studentët dhe një eksperiencë e veçantë për kolegët.

Kush është Robert Ndrenika?

Robert Ndrenika (lindur më 10 janar në 1942) është një aktor shqiptar. Ai është emërua Artist i Popullit në vitin 1988. Ai ka studiuar në gjimnazin Qemal Stafa. Robert Ndrenika lindi në Tiranë, në 1942. Në vitet 1960-1964 ka studiuar për aktor ne Shkollën e Larte “Aleksander Moisiu”. Nga ky vit, deri më 1970, punon si aktor në Teatrin “Skampa” te Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punon si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Sot punon si aktor i lirë.

Filmografia:

1966 Oshëtimë në bregdet – Gjergji

1968 Horizonte të hapura – Azemi

1970 I teti në bronx – Xhemali

1972 Kapedani – I biri i Xha Sulos

1972 Odiseja e tifozave