Art & Kulturë

Rita Ora, vjen me album pas pesë vitesh

Me anë të një videoje live në Instagram, Rita Ora ka treguar se në nëntor vjen albumi i saj.
Pesë vite pas debutimit të saj me albumin “Rita” në vitin 2012-të, ajo vjen me album.

“Albumi vjen në nëntor, kam punuar në të tash e disa vite. Nuk ju kam treguar më herët, albumi do të dalë në muajin e ditëlindjes sime” ka treguar Rita derisa ka folur me fansat e saj në sesionin live në Instagram.

Ajo nuk ka dhënë detaje mbi titullin e albumit apo mbi këngët, por ka treguar se po punon me njerëz të fuqishëm të industrisë dhe se brenda albumit do të ketë befasi për fansat e saj.
Rita ka nxjerrë së fundmi videoklipin e këngës më të re nga ajo – “Your Song”.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).