Rita Ora do të dhurojë një pjesë të fitimeve për Kosovën

Rita Ora ka shkëlqyer në Javën e Modës në Paris, ku është shfaqur në “showroom-in” e Escada për të festuar bashkëpunimin e saj më të fundit me firmën gjermane.

Surpriza e këngëtares 28-vjeçare ishte se zgjodhi shoqatën e bamirësisë “Women for Women International” për të dhuruar një përqindje të shitjeve të një modeli çante, për Kosovën.

“Koleksioni im është dizenjuar për femrat që e dinë edhe fuqinë e garderobës edhe të zërit të tyre,” tha Rita.