Art & Kulturë

Rishfaqet piktura e famshme e vjedhur 30 vite më parë

“Otello dhe Desdemona”, një prej kryeveprave të piktorit rus Marc Chagall, është vjedhur në qytetin e New York 30 vite më parë dhe vetëm tani, u rigjend sërish.

FBI e ka lokalizuar pikturën në një depo të fshehtë e vendosur aty nga hajduti, i cili e kishte mbajtur aty për një vit. Ky person, i identifikuar me emrin Marylan, ishte përpjekur vitin e kaluar që ta shiste, por pasi nuk ia arriti dot, ia dorëzoi pikturën FBI-së.

Piktura ishte në pronësinë e çiftit Hellers ngha Manhattan, në Upper East Side, të cilët e kishin blerë veprën gjatë viteve ’20. Ajo u vodh nga apartamenti i tyre më 1988, kur ata ishin prej dy muajsh për pushime vjetore në Aspen, Colorado. Së bashku me pikturën, çifti raportoi të vjedhura edhe bizhuteri, tapete, që kapnin vlerën e 600.000 mijë dollarëve.

065557393-50bdff8e-298e-4981-bfc4-476c7697cd0d

Gjatë një ankandi të zhvilluar në vitin 1974, piktura ishte vlerësuar me çmimin prej 50.000 deri më 65.000 dollarë. Sot ajo i është rikthyer trashëgimtarëve të denjë, të cilët kanë raportuar se do ta shesin dhe me lekët e saj do të shlyejnë siguracionin, ndërsa pjesën që mbetet do ia japin OJF-ve.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).