Ringjallja e alfabetit të harruar Shqiptar nga Edon Muhaxheri

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës nesër hapet ekspozita ‘Evetari – Ringjallja e alfabetit të harruar Shqiptar’ me Edon Muhaxherin.

Prezantimi do të mbahet nesër, më 1 dhjetor me fillim nga ora 18:00 në GKK.

Edon Muhaxheri është artist i diplomuar në RIT Kosova. Në Maj 2017, ai prezantoi temën e diplomës së Masterit në Artet e bukura. Evetari, i cili fokusohet në ringjalljen e alfabetit origjinal të harruar, nga libri i parë Shqipëtar ABC në vitin 1844.

Për mbrojtjen e temës së Edonit, MFA në Praktikën e Ilustrimit në Institutin e Maryland, Kolegji i artit aranzhoi prezencën e Ellen Rixford, një artist i mirënjohur dhe kontribues në botën e sotme të automatizuar. Puna e tij autentike i siguroi një intervistë me Steven Heller për Magazinën PRINT, e cila u pasua me shfaqjen në GDUSA, AIGA Eye on Design, Design Week, How Things Work, dhe media tjera lokale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë AFP, KOHA, Prishtina Insight, Flatra dhe shume tjera.

Puna e tij vazhdimisht ndiqet dhe vlerësohet publikisht nga Shkëlqesia e saj ambasadorja e Republikës së Kosovës në DC, Vlora Çitaku, dhe Shkëlqesia e tij ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delaëie. Ai ka prezantuar punën e tij disa herë në MICA, Ambasadën e Shqipërisë në DC, dhe në Universitetin George Washington, gjatë ngjarjes së Fulbright. Këtë Nëntor Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Ministria e Kulturës së Shqipërisë, së bashku kanë ftuar atë të prezantojë punën e tij në Korçë, vendlindja e Naum Bredhit, autorit të librit të parë Shqiptar ABC, në vitin 1844.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.