Rikthehet seriali më i dashur për të gjithë fëmijët e viteve ‘90

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Sabrina është shtriga adoleshente më e njohur në botë dhe kjo falë versionit të saj në serialin amerikan mjaft të ndjekur e më vonë, adaptimin në një film vizatimor.

Netflix do të prodhojë versionin e ri të “Sabrina, the Teenage Witch” dhe e ka zgjedhur tashmë aktoren kryesore që do të luajë rolin e Sabrinës. Kiernan Shipka është aktorja amerikane 18 vjeçare, e cila do të portretizojë shtrigën e famshme.

Kiernan Shipka

Në ndryshim nga seriali hit i viteve ’90, që tregonte historinë e Sabrinës dhe komeditë që ndodhnin rreth saj teksa ajo përpiqej të fshehte faktin që ishte një shtrigë, adaptimi i ri i serialit do të përmbajë elemente horrori.

Sabrina dhe macja e saj, Salem

Ky është një version më i frikshëm i serialit, që do të jetë i ngjashëm për nga shkalla e horrorit me filmat The Exorcist apo Rosemary’s Baby. Këtu, Sabrina duhet të përballet me vështirësinë e të qenurit një shtrigë – njeri dhe në të njëjtën kohë, do t’i duhet të luftojë me forcat e së keqes që kërcënojnë botën e saj.”-, ka deklaruar Roberto Aguirre-Sacasa, producenti ekzekutiv i serialit.

Netflix ka lajmëruar se deri tani, seriali është programuar që të shfaqet për dy sezone.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj