Rikthehet për vogëlushët “Kësulkuqja” në Teatrin e Kukullave

Përralla e vjetër dhe aq e dashur për fëmijët, “Kësulkuqja”, do të ngjitet këtë fundjavë në skenën e Teatrit të Kukullave për të gjithë vogëlushët.

Historinë e përrallës e njohim të gjithë; Duke shëtitur nëpër pyll për t’i çuar disa ushqime gjyshes së saj, Kësulkuqja e vogël takon ujkun, i cili maskohet më vonë si nëna e saj.

Kjo përrallë klasike do të shfaqet nën interpretimin e aktorëve Shegushe Bebeti, Sokol Myzeqari, Jorida Meta, këtë të shtunë e të dielë, ora 10:30 & 11:30 për të dyja ditët.