Rikthehet ‘loja’ më e frikshme në ekranet tuaja: Jumanji II

Seria e dytë e një prej filmave më të famshëm të viteve ’90 “Jumanji”, e cila fliste për një lojë që kishte pasoja reale për të gjithë lojtarët e saj, do të dalë së shpejti në kinema.
Në këtë seri që titullohet “Jumanji: Welcome To The Jungle”, katër adoleshente gjejnë në shkollën e tyre Jumanjin, e cila ka evoluar në një video-lojë tanimë dhe thithen nga loja për të përfunduar në xhunglën e njëjtë që ishte edhe Robin Williams në filmin e parë.
Për të shpëtuar nga xhungla, personazhet që konvertohen në avatarët që kanë zgjedhur, duhet të përballen me njësërë sfidashtë vështira, në mënyrë që të rikthehen në botën reale.
Në këtë film marrin pjesë disa prej aktorëve më të famshëm të Hollywood për momentin, si: Dwayne Johnson, Kevin Hart, Nick Jonas, etj. Kjo seri është edhe një përkujtim për aktorin e ndjerëWilliams , i cili luante rolin kryesor në serinë e parë.
“Jumanji:Mirëserdhët në Xhungël” mund ta shikoni që prej datës 28 dhjetor në kinematë Imperial, Millenium dhe Cinneplex.