Rifillon ndërtimi i Kishës 1800 vjeçare të Shën Thanasit në Dhërmi

U shemb një vit më parë, duke hapur një debat të madh, por Kisha e Shën Thanasit në Dhërmi është duke ngritur themelet e saj përsëri.

 

Që prej 1800 vitesh, ajo ka qëndruar në këtë zonë kryelartë dhe tani, falë investimeve në Qendrën Historike të Dhërmiut e Vunoit, që kapin vlerën e 7 milionë eurove, kjo Kishë po rindërohet.

 

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka inspektuar punimet në këtë vend, ku Kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, ka theksuar se qëllimi mbetet në kthimin e zonave historike të jugut të vendit, në qendra të rëndësishme historike, për një turizëm jo vetëm në det, por kryesisht në promovimin e kulturës dhe historisë.