Riccardo Cocciante mbërrin në Tiranë për festivalin e RTSH-së

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Para pak minutash ka mbërritur në aeroportin e Rinasit në Tiranë, këngëtari i njohur italian së bashku me bashkëshorten e tij, Catherine Cocciante.

Arsyeja e vizitës së Riccardos është ftesa që i është bërë atij nga drejtuesit e Radio Televizionit Shqiptar, për të qenë pjesë e natës së parë  të Festivalit të Këngës.

Në aeroport, artisti i njohur është pritur nga Drejtori i Festivalit të 56-të, Z. Martin Leka.

Këngëtari ka falënderuar Radio Televizionin Shqiptar për ftesën dhe e ka konsideruar këtë vizitë, përveçse vendosjen e një raporti të ri me publikun shqiptar, edhe si një mënyrë për ta shpërblyer këtë publik për dashurinë që i ka dhuruar atij si artist.

Gjithashtu, ai e ka konsideruar këtë festival si një rast shumë të mirë për të njohur më tepër vendin tonë, sidomos pas lidhjes konkrete që u vendos me Elhaida Danin kur ajo fitoi “The Voice of Italy”.

“Ajo e meritoi dhe publiku italian e deshi. Talenti i saj u evidentua në turin me Notre Dame de Paris në versionin francez. Do ishte mrekulli që në ardhjen time të tretë të sjell muzikalin Notre Dame në Shqipëri”, ka përfunduar ai, sapo ka shkelur në tokën shqiptare.

Prej andej, artisti është ndalur për të drekuar, ku më vonë do të shkojë në Pallatin e Kongreseve, për t’u përgatitur për mbrëmjen e 21 dhjetorit. Ai pritet të performojë disa nga hitet e tij më të mira, si edhe do ta shohim në një duet me Elhaida Danin, të cilën e përcolli deri në fund të “The Voice of Italy”.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.