Art & Kulturë

Rana e Hedhun ‘pushtohet’ nga mbeturinat, italiani fotografon gjendjen e saj

Tiziano Cristofori, një fotograf italian, ka ardhur për pushime në Shqipëri, ku gjatë ditëve të qëndrimit të tij në vendin tonë, ka bërë edhe disa shkrepje mjaft interesante.

Një foto e tij e Sheshit “Skënderbej” është kapur nga një këndvështrim i ri, me qiellin që shkëlqen dhe njerëzit që bëjnë xhiro në të.

Mirëpo, ajo që të bën përshtypje është një fotografi e shkrepur nga Rana e Hedhun në Shëngjin, ku fotografi ka kthyer mbeturinat në një foto artistike.

Ai ka mbledhur mbetjet plastike që gjendeshin të hedhura në bregdet dhe i ka grumbulluar ato në një foto, e cila pavarësisht përmbajtjes, mund të konsiderohet si një foto e bukur dhe e veçantë.

Hedhja e mbeturinave në bregun e detit është një problem madhor i vendit tonë, që na ka shoqëruar prej vite me rradhë dhe duket se është një zakon që ende nuk po largohet nga shqiptarët.

Featured Image

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).