Racizmi drejt fundit? “Black Panther” bëhet simboli i një populli, a mundet ai të thyejë barrierat midis njerëzve?

A pritej që suksesi i filmit “Black Panther” të kalonte përtej pritshmërive? Me lançimin e premierës së tij më 15 shkurt dhe grumbullimin e 1.04 miliard eurosh fitim, sot “Pantera e zezë” ka hyrë në listën e ’10 filmave më të suksesshëm të të gjitha kohërave’.

Sallat e kinemave për javë me rradhë janë mbushur nga spektatorët që prisnin të shikonin në aksion superheroin e Marvel, Panterën e Zezë, i interpretuar nga Chadwick Boseman, në luftën e tij për të mbajtur fronin e Wakandës, shtetit të avancuar teknologjik.

Image result for black panther

Sigurisht që Black Panther është një film me superheronj, teksa eksploron historinë e Panterës së Zezë që merr superfuqi falë elementit vibranium që ndodhet me shumicë në tokën e Wakandës, por ai shkon përtej saj.

Image result for black panther

T’Challa, ndryshe Pantera e Zezë dhe mbreti i sapo emëruar i Wakandës, do të duhet të përballet me furinë e kushuririt të tij të jashtëligjshëm, Erik, i cili kërkon hakmarrje për vrasjen e padrejtë të të atit të tij nga babai i T’Challa (ata ishin vëllezër).

Image result for black panther

Megjithatë, konflikti nuk bëhet vetëm për këtë arsye. Erik kërkon që të ndihmojë të gjithë afro-amerikanët (zezakët) në luftën e tyre për barazi racore në botë. Sipas tij, ata duhet të furnizohen me armët më të avancuara teknologjike që Wakanda ka në dispozicion, por i mban të fshehura nga bota.

Image result for wakanda city

Pra, këtu hyn në pjesë një konflikt shumë shekullor, i cili përpiqet që të thyejë barrierat dhe është vendosur mjaft fuqishëm në një film, audienca e të cilit arriti në nivelet maksimale.

Image result for black pantherPas një lufte që përfshiu të gjitha fiset që qeverisin së bashku kombin e Wakanda, T’Challa arrin që t’ia dali në luftën e tij ndaj ‘armikut’, duke theksuar se vëllezërit afrikan do të jenë gjithmonë të mbrojtur për sa kohë që ekziston Pantera e Zezë.

Image result for black panther

Mbushja e sallave të kinemave për këtë film që gati i gjithë kasti përbëhej nga aktorë me ngjyrë, ishte vërtet mahnitëse dhe mbresëlënëse në të njëjtën kohë.

Ai theu rekordet botërore falë mjeshtërisë në kombinimin e kulturës afrikane, që nga traditat kulturore, veshjet e deri tek muzika e efektet speciale, që të fusnin në një botë krejtësisht të re nga ajo çfarë jemi mësuar më parë.

Kombi i Wakanda nuk ekziston vërtet, por ai fare mirë është një shembëlltyrë e të gjitha kombeve të tjera afrikane që për vite kanë luftuar për të gjetur një përfaqësim në kinematë botërore dhe tashmë dëshira e tyre u realizua.

Image result for wakanda city

Përqafimi i Black Panther nga audienca botërore do të thotë që nivelet e diskriminimit racor janë ulur ndjeshëm dhe e vetmja gjë që vlerësohet është një prodhim i mirë kinematografik, që “Pantera e Zezë” e ka realizuar me nota maksimale!

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj