Art & Kulturë

Qyteti rus mbulohet nga dëbora misterioze ngjyrë blu…Qytetarët alarmohen për shëndetin e tyre

Banorët e St. Petersburg në Rusi kanë ngritur shqetësimet e tyre në media, kur një borë në ngjyrë blu mbuloi qytetin e tyre këtë javë.

Sipas tyre, krijimi i kësaj dëbore blu mund të jetë shkaktuar nga prania e kimikateve toksike që ndoshta janë të pranishme në atmosferën e qytetit. Ndërsa disa të tjerë mendojnë se ky fenomen është shkaktuar nga prishja e insitutit të kërkimeve farmaceutike që ndodhej në qytet.

Ekspertë pranë zonës së ngjarjes kanë deklaruar se ngjyra blu mund të jetë shkaktuar nga metali cobalt ose nga metileni blu, një substancë që përdoret në trajtimet mjekësore. Megjithatë, ata kanë marrë për të analizuar në laborator disa monstra të dëborës dhe akoma nuk e kanë gjetur shkakun real të saj.

Kjo nuk është hera e parë që një qytet në Rusi mbulohet nga dëbora në ngjyrë blu. Në shkurt të  vitit 2015, zona e Chelyabinsk, u mbulua nga bora blu, e cila ishte shkaktuar nga ngjyruesit e ushqimeve që ishin përdorur për të lyer vezët e pashkëve.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).