“Qiell i Heshtur”, një histori mbi triumfin femëror ngjitet në Teatrin Metropol

Një kryevepër e autores Loren Gunderson dhe me regji nga Armela Demaj “Qiell i Heshtur”, do të rikthehet në skenën e Teatrit Metropol prej datës 21 mars e deri më 8 prill, në orën 19:00.

Një komedi romantike, “Qiell i Heshtur” është një ndodhi njerëzore që i flet shoqërisë së djeshme dhe të sotshme. Ajo është një vepër që flet për marrëdhëniet familjare, besimin, fuqinë e mendjes e shpirtit, mbështetjen, solidaritetin dhe këmbënguljen për të kërkuar dritë në thellësitë e pandriçuara.

Pasioni, energjia dhe këmbëngulja e bëjnë një vajzë nga Bostoni që të ndjekë ëndrrën e saj. Kjo shfaqje shtjellon historinë mahnitëse të jetës së astronomes Henrieta Levit, një prej astronomeve të para në Universitetin e Harvardit më 1900-ën dhe kolegeve të tjera të saj që realizuan hartën e yjeve në univers.

Image may contain: 2 people, people smiling, hat, night and closeup

Kjo shfaqje rikthehet sërish për publikun kryeqytetas si një vlerësim për kontributin e këtyre grave që bën histori në botë dhe veprën që ato lanë pas.

Kjo shfaqje vjen nën interpretimin e Armela Demaj, Jonida Beqo, Sonila Kapidani, Shkëlzen Berisha, Verjana Abazaj dhe nën skenografinë e Klodjana Beqiraj e koreografinë e Donald Martini.

“Qiell i Heshtur” do të ngjitet në skenë në datat 21, 22, 23, 24, 25, 28, 29, 30, 31 Mars, 1, 4, 5, 7, 8 Prill, ora 19:00 në Teatrin Metropol.

Trailer: