Art & Kulturë

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë mbush 70 vjeç!

Të djelën, më 17 dhjetor, festohet përvjetori i 70-të i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë!

Dikur, Pallati i Pionerëve, gumëzhinte nga zërat e fëmijëve, të cilët punonin fort, përgatiteshin dhe ushtronin talentin, për të realizuar ëndrrat e tyre në botën e artit dhe kulturës. Prej andej, kanë dalë zëra të mëdhenj të kinematografisë shqiptare, të cilët sot festojnë frytet e punës së tyre të hershme.

E tashmë, QKKF numëron plot 70 vite histori mbi supe! Festa e datëlindjes së saj organizohet tek salla e madhe e Universitetit të Arteve, të djelën në orën 19:00.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).