Publiku kërkon një “natë të dytë mes yjesh”… Dren Abazi e realizon!

Disa javë më parë, Dren Abazi lajmëroi fansat e tij që do të zhvillonte një koncert madhështor në Tiranë, së bashku me Zig & Zag Orchestra. Siç duket, ky lajm u prit shumë mirë nga publiku shqiptar, duke rezultuar në shitjen e të gjitha biletave.

Këngëtari është shprehur në faqen e tij zyrtare në Instagram, se ndihet tepër i lumtur dhe i vlerësuar nga interesi i madh që njerëzit kanë treguar për koncertin e tij.

E pikërisht, duke u nisur nga kërkesat e shumta dhe nga dëshira e madhe për të mos zhgënjyer asnjë fans të tij, Dren Abazi dhe Zig Zag Orchestra, do të performojnë në një koncert të dytë në Tiranë.

Për të gjithë ju që mbetët pa bileta natën e parë, një natë e dytë në Tiranë! Biletat i gjeni vetëm te Radio në Tiranë!”, ka thënë këngëtari në Instagram.

Të dyja koncertet do të zhvillohen në sallën e Kishës Ortodokse, njëri më 28 dhjetor dhe tjetri më 29 dhjetor, duke filluar në orën 20:00.