Publikohet në Berat, kanuni, vegla e rrallë muzikore

Në Muzeun e Etnografik të Beratit prej ditës së sotme do të ekspozohet për publikun për një periudhë gjashtë mujore kanuni i Qerim Fugës.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo bëri të ditur se “falë bashkëpunimit midis bashkisë Berat dhe Muzeut Etnografik, bashkia ka vënë në dispozicion të muzeut instrumentin e rrallë, i cili përveç vlerave është edhe pjesë e historisë së qytetit pasi me të ka luajtur artisti Qerim Fuga”.

Instrumenti ekspozohet për herë të parë në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve.