Art & Kulturë

Protestë kundër vrasjeve të grave dhe vajzave

Kjo protestë qytetare organizohet në emër të atyre grave dhe vajzave të cilat folën por nuk u dëgjuan. Fildez Hafizi kishte një urdhër mbrojtjeje por u vra, Ariela Murati u vra rrugës për në rajonin e policisë, pas një sërë kërcënimesh, Xhuljeta Çuni u vra edhe pse e kishte kallëzuar vrasësin e saj plot 4 herë edhe Adriana ishte një grua e dhunuar sistematikisht nga bashkëshorti i denoncuar dhe ky por i lënë i lirë, derisa i mori jetën gruas, se nuk i hapi dritaren. Kërkojmë që autoritetet ti marrin seriozisht denoncimet e vajzave dhe grave për dhunë apo përndjekje, në mënyrë që të mos përsëriten raste të tilla. Kërkojme që media të mos romantizojë rastet e tilla duke i quajtur krime pasioni. Gjithashtu kërkojme që personat e dënuar për dhunë apo krime në familje të mos përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).