Promovohet libri për gjyshin e Rita Orës, “Besim Sahatçiu, një jetë në skenë”

Në sallën “Aleks Buda” Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në prani të Familjes Sahatçiu-Ora, promovoi librin “Besim Sahatçiu – një jetë për ekranin dhe skenën”.

Për të pranishmit u projektua një sekuencë nga filmi “Era dhe lisi”, një ndër krijimet e panumërta të ekranizuara nga regjisori Besim Sahatçiu dhe u mbyll me interpretimin nga artisti i talentuar Dilan Reka të këngës “RIP” të këngëtares me famë botërore, Rita Orës, mbesës së Besim Sahatçiut, për të cilin ajo është shprehur plot patos: “Më mungon gjysh… Të dua shumë… Ti më bëre të besoj se kjo është e mundshme. Ti besove te unë para se unë vetë të besoja në veten time”.