Art & Kulturë

Projekti filmik që bashkoi shqiptarin me Robert De Niron e Al Pacinon

Arian Asllani, i njohur në botën e muzikës si Action Bronson, është një reper dhe prezantues me origjinë shqiptare mjaft i famshëm në Amerikë.

Së fundmi, Netflix e ka bërë reperin pjesë të projektit të tij më të fundit, “The Irishman”, me regji nga Martin Scorsese dhe ku në role kryesore luajnë Robert De Niro, Al Pacino e Joe Pesci. Lajmin e ka bërë publik Action në llogarinë e tij në Instagram, ku ka hedhur një foto me dy aktorët e famshëm hollivudian.

https://www.instagram.com/p/BeAlZG8gVhy/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_legacy

“The Irishman” do të jetë i zhanrit aksion, ku trajtohet historia e Sheeran, një vrasës i mafias, i cili dyshohet se ka vrarë Jimmy Hoffa. Roli që do të luaj Action në këtë film nuk është bërë ende i ditur.

Action Bronson njihet në Amerikë si një reper, por edhe nga emisioni që ka në një kanal televiz gjatë darkave, ku filmon veten e tij teksa gatuan e pi dhe sheh “Ancient Aliens” .

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).