Programi i filmave që do të shfaqen në kinematë e kryeqytetit këtë javë

Disa prej prodhimeve kinematografike më të pritura për vitin 2017, do të shfaqen premierë në ekranin e madh këtë javë që vjen.
Programi më poshtë vlen për të gjithë filmat që do të transmetohen në tre kinematë e Tiranës: Kinema Millenium, Kinema Imperial dhe Cineplexx.
“Star Wars: The Last Jedi” do të shfaqet premierë në datën 13 dhjetor, ora 19.00 tek Cineplex, ndërsa tek dy kinematë e tjera, premiera do të jepet të enjten, më 14 dhjetor.
“Ferdinand”, një film vizatimor për fëmijë, do e ketë premierën e tij në 14 dhjetor tek Kinema Millenium, ndërkohë që Cineplexx dhe Imperial do e transmetojnë këtë film prej datës 21 dhjetor.
Gjithashtu, do të keni mundësinë të ndiqni transmetimin e drejpërdrejtë nga Moska, tëbaletit të Bolshoit “Arrëthyesi” në kinemanë e Cineplexx. Ajo do të shfaqet në 17 dhjetor, ora 16:00.